Pse Ish-presidenti amerikan Carter vizitoi Shqipërinë në 1993?

Shqipëria

Pse Ish-presidenti amerikan Carter vizitoi Shqipërinë në 1993?

Nga: Beqir Sina Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 07:34
Ps: (Fotografianga libri "Shqiptarët e Amerikës" i autorit Vehbi Bajrami : Avoktati shqiptar Bardhyl Tirana duke biseduar me Presidentin Jimmy Carter ne Shtëpinë e Bardhë dhe Tirana duke zbritur nga aeroplani i U.S. Air Force).

Agjencia amerikane shtetrore e lajmeve UPI (Uniteted Press International, ka thënë se me 2 shtator 1993,  Ish-presidenti i SHBA-së Jimmy Carter, kishte përfunduar vizitën e tij dy ditore duke u larguar nga Shqipëria.

Pas vizitës dyditore tha UPI me Presidentin e parë demokrat të Shqipërisë Dr. Sali Berisha, dhe me politikanët kryesorë shqiptarë ish- Presidenti i 39të i SHBA, kishte diskutuar për konfliktin në Bosnje-Hercegovinë dhe situatën që po "ndizej" në "provincën" jugosllave të Kosovës.

"Ishte shumë e rëndësishme për komunitetin botëror "të demonstronte forcë dhe të përdorte çdo mjet të mundshëm për të kufizuar dhunën, në Bosnje", citohet të ketë thënë Carteri,  në fund të vizitës , në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin shqiptar Sali Berisha në hotel Tirana.

Edhe, pse Carteri, përsëriti qëndrimin zyrtar të SHBA-së duke thënë se Uashingtoni nuk do të 'pajtohej me asnjë agresion kundër popullit të Kosovës', ai nuk e mbështeti kërkesën e Berishës (Presidenti i Shqipërisë) në kërkesën e tij që trupat amerikane të dërgoheshin në Kosovë.

Berisha, u tha gjatë konferencës së shtypit  i kishte dërguar letra Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Boutros Boutros-Ghali, Komuniteteve Evropiane dhe të tjerëve, duke propozuar që Kosova të vihej nën mbrojtjen e OKB-së ose NATO-s, në mënyrë që të ndalonte përhapjen e konfliktit boshnjak në provincën me mbizotërim etnik shqiptarë në jug të Serbisë.

"Unë nuk mendoj se është e përshtatshme në këtë pikë të dërgohen trupa në Kosovë," tha Carteri, pasi kjo nuk do të ishte mirë për njerëzit që jetojnë atje" i ishte përgjigjur ai gazetarve amerikan që e shoqëronin gjatë kësaj vizite.

Megjithatë, kishte deklaruar ai Fondacioni Carter, një organizatë me bazë në SHBA që monitoronte përmbushjen e të drejtave të njeriut në të gjithë botën, do të vëzhgonte situatën në Kosovë.

Carteri u tha gazetarve amerikan se fondacioni i tij së bashku me ish Presidentin  e Kosovës, Ibrahim Rugova, kishin analizuar problemin e Kosovës në janar, pra tetë muaj më parë se të shkonte për vizitë në Shqipëri.

Ish-presidenti i SHBA-së gjatë vizitës në Shqipëri, gjithmonë sipas axhensisë amerikane shtetrore të lajmeve UPI (Uniteted Press International), u takua edhe me kryeministrin e Shqipërisë Aleksander Meksi dhe tha se kishte biseduar edhe me disa politikanë të opozitës(PS).

Mirpo, një ditë më pas Servet Pëllumbi, nënkryetar i Partisë Socialiste, e cila kishte athere 38 deputet nga 140 deputetët e paralametit shqiptar, kryetar i opizitës në parlamentin e athershem , i tha interesimit të United Press International se asnjë nga anëtarët e opizitës( socialistët)  nuk ishin takuar me Carterin.

I pyetur për situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri, Carteri tha se nuk kishte gjetur prova për abuzime dhe keq trajtim te opizitës në Shqipëri. Megjithatë, Carteri komentoi në mënyrë kritike monopolin e radios dhe televizionit (RTSH) të vetëm në atë kohë në vendin ish-komunist.

Pasi Jimmy Carter vizitoi Shqipërinë në vitin 1993, një  gazetë studentore u mbyll. Ne atë gazetë botuesit e saj u tha se kishin shkruar një letër dhe Carter u përgjigj atyre me një shënim të shkruar me dorë

Agjencia amerikane shtetore e lajmeve UPI (Uniteted Press International tha se në atë kohë Shqipëria, ishte vendi më i varfër i Europës me të ardhurat mesatare të 3.5 milionë banorëve të saj të krahasueshme me atë të Sudanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat