Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka urdhëruar Departamentin për Shërbimet mbështetëse në DPPSH, për të gjitha njësitë buxhetore në Policinë e Shtetit.
Ai thotë se brenda ditës së sotme të kalojnë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë, pasi çdo vonesë sipas tij i ngarkon me përgjegjësi.
Pagesat për të cilat ka dhënë urdhër Drejtori i Policise lidhen me orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura, lekët e ushqimit, e çdo pagese e prapambetur .
“Brenda ditës së sotme, çdo njësi buxhetore në PSh, të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë. Çdo vonesë iu ngarkon me përgjegjësi”
Nga të gjitha njësitë buxhetore prej mëngjesit të sotëm po kryhen veprimet me thesarin për të kaluar pagesat. Është 1.5 miliardë lekë shuma që ka kaluar me Akt Normativ i cili dalë në sistem ditën e premte.