Gjykata e Posaçme e Apelit la ne fuqi vendimin e shkallës së parë drogën në Fakull të Fierit. Togat e zeza cilësuan fajtor Nikolin Gjolena, duke lënë në fuqi vendimin e dënimit me 17 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i reduktohet në 11 vite e 4 muaj.
Ndërsa vendimi për të pandehurit ë tjerë është si vijon:
Viktor Cervanaku i dënuar me 15 vite burg, 10 me gjykim te shkurtuar
Enxhi Ferhati i dënuar me 12 vite burg, 8 me gjykim te shkurtuar
Klajdi Kodra i dënuar me 17 vite burg, 11.4 me gjykim te shkurtuar
Bledar Matoshi i dënuar me 12 vite burg, 8 me gjykim te shkurtuar
Denilson Çervanaku i dënuar me 17 vite burg, 11.4 me gjykim të shkurtuar
Zenel Çervanaku i dënuar me 14 vite burg, 9.4 me gjykim te shkurtuar
Redion Meshi i dënuar me 14 vite burg, 9.4 me gjykim te shkurtuar
Julian Malaj i dënuar me 3 vite burg, 2 vite me gjykim te shkurtuar për ( moskallëzim krimi ) lirohet menjeherë.
Marildo Rona i dënuar me 12 vite burg, 8 me gjykim te shkurtuar.
ZBULIMI I KOKAINES
Më 24 nëntor 2022 në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut u gjetën rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezultoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.
Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh.
Lënda narkotike vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian.
Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh.
SEKUESTRIMI I PASURIVE TË NIKOLIN GJOLENËS
Në nëntor të vitit 2024, Nikolin Gjolenës Prokuroria e Fierit i sekuestroi pasuritë me vlerë 2.5 milionë euro.
Sipas organit të akuzës, ai kishte tjetërsuar këto pasuri në favor të të afërmve.
Konkretisht u sekuestruan: 10 apartamente në Durrës, 5 apartamente në Tiranë, 1 njësi tregtare në Durrës, 2 garazhe në Tiranë dhe 1 ndërtesë në Tiranë.