Kapet në flagrancë duke vjedhur në një dyqan, arrestohet 61-vjeçari në Shkodër

Shqipëria

Kapet në flagrancë duke vjedhur në një dyqan, arrestohet 61-vjeçari në Shkodër

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Një 61-vjeçar është kapur në flagrancë nga policia e Shkodrës, duke vjedhur në një dyqan veshjesh.

Mësohet se ai gjatë javës së kaluar, ka vjedhur 3 herë të tjera në këtë dyqan.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i policisë:

U kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur në një dyqan, vihet në pranga 61-vjeçari.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, gjatë patrullimeve në terren, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar pas mesnate, në lagjen “Qemal Stafa”, një shtetas që kishte hyrë për të vjedhur në një dyqan veshjesh. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

61 vjeç, banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se ky shtetas, gjatë javës së kaluar, ka vjedhur 3 herë të tjera në këtë dyqan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat