Kryeministri Rama paralajmëroi vizitën e Donald Trump në Shqipëri, Sali Berisha: Do ta organizoj unë Samitin e NATO-s

Shqipëria

Kryeministri Rama paralajmëroi vizitën e Donald Trump në Shqipëri, Sali Berisha: Do ta organizoj unë Samitin e NATO-s

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 13:06
Edi Rama, Donald Trump dhe Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi vizitën e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në Shqipëri gjatë Samitit të NATO-së që do të zhvillohet në vendin tonë 2027.

Kryedemokati u shpreh se Samitin e NATO-së do të organizojë vetë ai, dhe jo kryeministri Rama.

“Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo”, u shpreh kreu i PD-së.

Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s

Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat