Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin kombëtar Librazhd-Përrenjas, në vendin e njohur si “Kthesat e Dragostunjës,” rreth 3 kilometra larg qytetit të Librazhdit.
Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet që dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi ka humbur kontrollin gjatë një parakalimi dhe është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit, janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer, të cilët u transportuan me vështirësi drejt spitalit për shkak të trafikut të rënduar në këtë aks rrugor.
Gjendja e të plagosurve mbetet ende e paqartë, ndërsa ekipet mjekësore dhe policia janë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.