Drogë dhe armëmbajtje pa leje, dy të arrestuar në Burrel e Bulqizë

Shqipëria

Drogë dhe armëmbajtje pa leje, dy të arrestuar në Burrel e Bulqizë

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Një 23 vjeçar nga Burreli është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim armëmbajte pa leje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se 23-vjeçari, ndihmonte vëllanë e tij( i arrestuar në datë 2 dhjetor 2023 gjatë një operacioni policor), të kryente veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në zonat e Burrelit.

Ndërkohë, në Bulqizë u arrestua një 31-vjeçar, i cili teksa ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, u kap duke shitur lëndë narkotike canabis. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike e ndarë në doza gati për shitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat