Vetëplagoset me armë zjarri, 27-vjeçari përfundon në spital

Shqipëria

Vetëplagoset me armë zjarri, 27-vjeçari përfundon në spital

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 18:28
Policia

Një 27-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi ka pasur plagë me armë zjarri. Në një njoftim paraprak mbi ngjarjen, Policia e Tropojës bëri të ditur se i riu, A.A, banues në Margegaj, është vetëplagosur nga pakujdesia me armë zjarri.

Tropojë/Informacion paraprak

Në spitalin e Tropojës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi A. A., 27 vjeç, banues në Margegaj.

Nga intervistimi paraprak, ky shtetas deklaron se është vetëplagosur nga pakujdesia me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat