Mbrëmjen e sotme në pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës është rritur fluksi i lëvizjes së automjeteve.
Dhjetëra shtetas nga Maqedonia e Veriut po hyjnë në vendin tonë, duke krijuar radhë të gjata dhe pritje. Mësohet se po punohet me 3-4 sportele në hyrje të Shqipërisë.
Me afrimin e festave të fundvitit është rritur dhe numri i kalimeve në doganat e juglindjes, ku të shumtë janë shtetasit të cilët kanë hyrë në drejtim të vendit tonë brenda pak ditësh.