Përmes një interviste ne Ora News, gazetari dhe analisti Armand Maho tha se Për Veliajn janë nxjerrë vetëm faktet, askush nuk i ka bërë gjë.
Ai shtoi se mund të duket edhe si një ndihmë për t’i dhënë azil kryebashkiakut Erion Veliaj dhe se duket se Rama po luan tërhiq dhe mos e këput me të.
Maho: Për Veliajn janë nxjerrë vetëm faktet, askush nuk i ka bërë gjë. Askujt nuk i ehte cenuar jeta nga ata që janë publikuar në medies. Mund të duket edhe si një ndihmë për t’i dhënë azil Erion Veliajt. Duket se Rama po luan tërhiq dhe mos e këput. Në rastin e Veliajt Rama ka edhe një ngërç tjetër; se është vetë pas punëve të Veliaj. Këtu mund të ketë edhe ndonjë kërcënim nga ky i fundit. Prandaj Rama po luan si macja me miun.
Rama po bën sikur po e merr në mbrojtje edhe duke sulmuar drejtësinë, e nga një anë duke i futur Nesti Angonin. Rasti i Veliajt është unik në botë, sepse ka gjithë këto akuza mbi vete. Nëse SPAK-u e akuzon për pastrim parash, mjafton që të hetojë 2-3 kulla aty në qendër të Tiranës ku pastrimi i i parave është sheshit. Ka aferën 5D aty. Veliaj e ka prerë biletën në minutë të fundit pas akuzave nga SPAK-u. Iku me biznes klas dhe vjen me ekonomi. E ka prerë biletën për në Uashington dhe e di që ka shkuar në New York dhe ka takuar Sorosin.