Pano Soko: Brenda PS-së luftë deri në antagonizëm

Shqipëria

Pano Soko: Brenda PS-së luftë deri në antagonizëm

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 06:17
Pano Soko

I ftuar në studion e “NOW” me Erla Mëhillin, eksperti i ekonomisë Pano Soko tha se personi anonim që kallëzoi Veliajn, i quajturi Nesti Angoni është nga brenda PS-së dhe sipas tij edhe kryeministri Rama e di se kush është ai.

Ai tha se përderisa kallëzimi është kopsitur aq mirë, Nesti është i brendshëm dhe se sipas tij rivaliteti në PS është i madh deri në luftë për antagonizëm.

“Erion Veliaj nëse ka diçka për të thënë duhet ta thotë. Nëse ka një të vërtetë që na ndihmon, e ndihmon këtë popull, e ndihmon atë insitucion aty për ti shkuar deri në fund gjetjes së gjithë skemës së vjedhjes që i është bërë këtij vendi që na e thotë SPAK-u, nuk e themi ne, duhet ta thotë atë gjë. Unë e pashë Ramën sot në një pozicion mbrojtës ndaj Veliajt. Nesti është nga brenda ashtu siç e ka thënë dhe Tori.

Përderisa Nesti e ka kopsitur gjënë duket që është brenda tyre dhe Rama e di se kush është Nesti por po mundohet të ruaj eikulibrin e brishtë në PS. Ata te PS, brenda janë me thika gati me njëri-tjetrin por se shfaqin rivalitetin se i pengon Rama por luftën e kanë deri në antagonizëm. Rama mu duk sikur ishte duke bërë një fjalim pas vdekjes së dikujt ku shprehen vetëm gjëra pozitive, vdekje politike, ose mbase ka frikë nga ndonjë reagim i Erion Veliajt".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat