Policia në gatishmëri/ 5 mijë efektivë në punë për natën e festës

Shqipëria

Policia në gatishmëri/ 5 mijë efektivë në punë për natën e festës

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 15:23
Ervin Hoxha

Rreth 5 mijë efektivë të uniformave blu, ndërrimin e viteve do ta kalojnë në krye të detyrës, për të siguruar mbarëvajtjen e eventeve festive, për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe për të qënë pranë qytetarëve në rast nevojash. Gjatë mbrëmjes do të ketë rritje të prezencës policore në sheshe publike deri në ditët e para të vitit 2025.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, teksa ka uruar e “Vitin të Ri” strukturave që drejton tha edhe disa prej synimeve që ka për vitin 2025, për Policinë e Shtetit.

“Vitit 2025 i hapim dyert me synimin për të përballur çështje të rëndësishme, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe rajonal e global. Projekte të rëndësishme do të nisin vitin që vjen, ndër to veçoj “Smart City”, “Identiteti Digjital” si dhe garantimi i zgjedhjeve të lira.”

Nga ana tjetër Policia e Shtetit, në prag të natës së ndërrimit të viteve ka uruar qytetarët shqiptarë përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku shprehet se për 2025 struktura janë vendosur që të zgjidhin çdo sfidë.

Deri më datë 3 Janar të vitit 2025, Policia e Shtetit do të jetë në gatishmëri të përforcuar për të garantuar rendin.

Masat janë marrë edhe nga policia kufitar për parandalimin e krimeve në kufi.

Sakaq në akset kryesore të vendit janë shtuar monitorimet nga policia rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat