“Hapet në mars 2025”/ Zv.kryeministrja Balluku inspekton punën në tunelin e Murrizit në rrugën e arbrit

Shqipëria

“Hapet në mars 2025”/ Zv.kryeministrja Balluku inspekton punën në tunelin e Murrizit në rrugën e arbrit

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 15:56
Belinda Balluku

E fundit ditë e 2024 e gjeti zëvendës kryeministren Belinda Balluku njëherazi ministre e infrastrukturës dhe transporteve, në inspektimin e fundit të tunelit të Murrizit ku ka përfunduar ndërtimi pas tejkalimit të një mori me probleme shkaktuar nga gjeologjia shkëmbore.

Ministrja Balluku tregoi se kur ky tunel pjesë e rrugës së Arbrit do të jetë i kalueshëm për automjetet.

“Ky tunel do të hapet në Mars 2025 me të gjithë pjesën tjetër të përfunduar pra edhe tunelin e emergjencës të përfunduar në detaje siç është përfunduar  ky tunel. Unë shikoj që ka grupe që punojnë vetëm me detajet”, tha Balluku.

Pavarësisht problemeve dhe volumit shtesë të punimeve ministria Balluku tregoi se nuk është bërë asnjë pagesë shtesë.

“Kontrata e rrugës së Arbrit është e lidhur me çelësa në dorë pra me të gjitha punimet e përfunduara. Shteti shqiptarë nuk ka shtuat asnjë qindarkë gjatë kohës së punimeve të këtij tuneli apo të gjithë rrugës së Arbrit është e njëjta paketë financiare siç është parashikuar në fillim të lidhjes së kontratës. Është abuzuar shumë me ndërtimin e rrugës së Arbrit.

Rruga e Arbrit është një nga veprat më të rëndësishme të infrastrukturës shqiptare  për sa i përket ndërlidhjes të jugut me veriun”, theksoi zëvendës kryeministria Belinda Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat