Dy të arrestuar arratisen nga komisariati, kapet njëri prej tyre/ Po dërgoheshin drejt burgut pas masës nga gjykata

Shqipëria

Dy të arrestuar arratisen nga komisariati, kapet njëri prej tyre/ Po dërgoheshin drejt burgut pas masës nga gjykata

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Dy të arrestuar janë arratisur mesditën e sotme nga komisariati i Elbasanit.

Disa orë më pas, njëri [prej tyre është riarrestuar, ndërsa vijon në arrati iu akuzuari tjetër.

Sipas policisë, shtetasit N. L., 29 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, të ndaluar më datë 28.12.2024, për veprën penale “Vjedhja”, pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.

Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L..

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat