Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në punë sot, Rama: Në gatishmëri për çdo emergjencë

Shqipëria

Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në punë sot, Rama: Në gatishmëri për çdo emergjencë

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 18:15
Edi Rama

Mbi 2 mijë mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor janë në dispozicion në të gjithë vendin këtë ditë feste për çdo emergjencë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga spitali i Traumës këtë të martë, ku thekson se përkushtimi dhe kujdesi i mjekëve nuk mungon as në ditët festive.

“Nga Spitali Universitar i Traumës, aty ku përkushtimi dhe kujdesi nuk ndalen as në ditët festive.

Mbi 2 mijë mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor janë në dispozicion në të gjithë vendin për të garantuar kujdesin ndaj çdo emergjence”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat