Vijojnë temperaturat nën zero/ Parashikimi i motit për sot, 1 janar 2025

Shqipëria

Vijojnë temperaturat nën zero/ Parashikimi i motit për sot, 1 janar 2025

Më: 1 janar 2025 Në ora: 07:30
Foto ilustrim

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimatare ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë ultësirës perëndimore.

Ndërkohë, zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore përveç kthjellimeve do të kenë vranësira disi më të shpeshta. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat e mëngjesit, por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Divjakë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat