Fëmijët e parë të 2025-ës, mjeku i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” tregon gjendjen e binjakëve

Shqipëria

Fëmijët e parë të 2025-ës, mjeku i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” tregon gjendjen e binjakëve

Më: 1 janar 2025 Në ora: 07:56
Fëmijët e parë të 2025-ës, mjeku i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” tregon gjendjen e binjakëve

Të lindurit e parë të 2025-ës janë binjakë. Ares dhe Rajd erdhën në jetë te materniteti “Mbretëresha Geraldinë” pak sekonda pasi kishte trokitur viti i ri.

Mjeku i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” i cili ka asistuar edhe lindjen e vogëlushëve, ka treguar gjendjen e binjakëve.

“Nëna lindi binjakë. Sapo prit fëmijët e parë të këtij viti. Janë në gjendje të mirë. Njëri 3 mijë gram, i dyti 2700 . Nëna gëzon shëndet të mirë. Kemi pritur 18 lindje deri tani”, tregon mjeku gjinekolog.

Ishte kryeministri Edi Rama i cili postoi i pari foton e vogëlushëve të sapolindur pas ndërrimit të viteve, duke shkruar se ata janë lajmësit e një viti me bereqet, duke iu referuar zgjedhjeve të 11 majit.

Postimi i kryeministrit

ÇFARË VITI FILLOI😍😍

Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë❤️❤️

Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat