Saranda, e priti ndërrimin e viteve në një atmosferë spektakolare nën magjinë e fishekzjarreve shumëngjytëshe që vinin nga gjithë anët e qytetit.
Shëtitorja e zhurmshme me qytetarë të shumtë, por edhe me mjedisin tregtar të krijuar e bëri edhe më magjike momentin e ndërrimit të viteve.
Bashkë me qytetarët këtë moment e festuan edhe kryebashkiaku, Oltion Çaçi dhe deputetja socialiste e Sarandës, njëherazi dhe Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.
Mes sarandiotëve pati edhe shumë të huaj që zgjodhën Sarandën për të festuar. Pas këtij momenti magjik qytetatët shkuan për të vijuar darkën e vitit nëpër shtëpitë e tyre apo në lokalet e qytetit.
Nata kaloi e qetë si për urgjencën e qytetit edhe për blutë e Sarandës duke mos regjistruar asnjë incident.