Goditi me thikë e sende të forta babë e bir në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari

Shqipëria

Goditi me thikë e sende të forta babë e bir në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari

Më: 1 janar 2025 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Personin që shihni në foto është Kristjan Thaçi, 34-vjeçari i dyshuar për dhunën e ushtruar ndaj fqinjve të tij, Arben dhe Marjo Miha (babë dhe bir). Autori është arrestuar nga Policia.

Sipas policisë, 34-vjeçari ka goditur me thikë dhe me sende të forta babë e bir, pas një konflikti, në hyrje të pallatit ku ata banonin në rrugën “Shyqyri Ishmi”.

Të lënduarit janë transportuar drejt spitalit dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Image
Kristjan Thaçi

 Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat