Më 11 janar nis regjistrimi i votuesve nga jashtë, Celibashi: Moment historik

Shqipëria

Më 11 janar nis regjistrimi i votuesve nga jashtë, Celibashi: Moment historik

Më: 1 janar 2025 Në ora: 19:04
Ilirjan Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një videomesazhi njoftoi se më 11 janar 2025 do të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë vendit, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Celibashi theksoi se regjistrimi bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të futesh nga aplikacioni KQZ, ose nëpërmjet faqes së internetit të këtij institucioni.

“Duke uruar gjithë shqiptarët për një Vit të Ri 2025 me shëndet e mbarësi për ta, njoftoj se në datën 11 Janar 2025, fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025.

Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni KQZ, ose nëpërmjet faqes së internetit të këtij institucioni. Ky është një moment historik për zgjedhjet në Shqipëri, pasi për herë të parë bashkëqytetarët tanë me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, do të kenë mundësi të votojnë atje ku ata e kanë vendqëndrimin e tyre”, tha Celibashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat