Sherr me sende të forta/ Sarandë, dy persona mbeten të plagosur. Të përfshirë edhe punonjës policie

Shqipëria

Sherr me sende të forta/ Sarandë, dy persona mbeten të plagosur. Të përfshirë edhe punonjës policie

Më: 2 janar 2025 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Disa persona janë përfshirë në një konflikt me sende të forta , dyshohet për motive të dobëta, në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Të përfshirë në konflikt kanë qenë edhe punonjës të policisë.

Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar dy persona, të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Në Komisariatin e Policisë janë shoqëruar gjithashtu disa prej shtetasve të përfshirë në konflikt, përfshirë punonjësit e Policisë jashtë shërbimit. Vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e të gjithë shtetasve të tjerë të përfshirë.

Grupi hetimor dhe AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat