Sherri masiv në Sarandë dhe plagosja e dy vëllezërve, zbardhen detaje të reja, si nisi konflikti

Shqipëria

Sherri masiv në Sarandë dhe plagosja e dy vëllezërve, zbardhen detaje të reja, si nisi konflikti

Më: 2 janar 2025 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gjashtë të Sarandës disa persona u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta.

Fillimisht ata kanë debatuar e më pas janë konfliktuar duke përdorur edhe sende të forta. Pjesë e konfliktit ishin edhe disa punonjës policie jashtë shërbimit.

Korrespondentja e Top Channel Kristina Fidhi bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.35 të mëngjesit në qendër të fshatit dhe të dëmtuar kanë ngelur vëllezërit Enea Nexhipi dhe Albi Nexhipi të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje policia ka gjetur edhe disa gëzhoja armësh pistoletë çka ngre dyshime se gjatë konfliktit ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Gjithashtu u identifikuan edhe disa automjete të dëmtuara që ju përkisnin palëve në konflikt.

Sherri dyshohet se ka lindur për shkak të një borxhi e më pas ka degjeneruar në të stena me arme zjarri dhe goditje me sende te forta. Policia deri tani ka identifikuar 12 persona të përfshirë në ngjarje, nga të cilët dy kanë mbetur të demtuar me sende te forta. Mes personave të perfshirë në konflikt rezultojnë të jenë dhe 4 efektivë policie, të gjithë me mbiemër Sulejmani, 3 prej të cilëve vëllezër. Deri tani në Komisariatin e Sarandës janë dorëzuar vullnetarisht 3 persona, përveç dy të dëmtuarve që ishin shoqëruar më herët në polici.

Aktualisht po kryhen kontrolle për shoqërimin e personave të dyshuar ndërkohë që po kqyren kamerat për identifikimin e personave te tjerë.

Në hetimin e ngjarjes po merr pjesë edhe Agjensia e Mbikëqyrjes Policore për të zbardhur nivelin e përfshirjes dhe përgjegjësive të punonjësve të policisë në këtë konflikt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat