Sherri me dy të plagosur në Sarandë, reagon Policia: Pezulluam nga detyra inspektorin!

Shqipëria

Sherri me dy të plagosur në Sarandë, reagon Policia: Pezulluam nga detyra inspektorin!

Më: 2 janar 2025 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Sherri me dy të plagosur në Sarandë, reagon Policia: Pezulluam nga detyra inspektorin! Gjatë përleshjes efektivi kishte në dorë…

Njoftimi i policisë

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Në lidhje me një video të publikuar sot në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie, i angazhuar si trupë shërbimi roje në një pikë bllokimi automjetesh në Ksamil, duke mbajtur në dorë armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje verbale me disa qytetarë, ju sqarojmë se:

Me publikimin e rastit, punonjësi i Policisë, inspektor A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët dhe mediat që denoncojnë rastet e shkeljeve dhe i fton sërish ata të denoncojnë çdo rast të tillë në numrin 112, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të paanshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat