Shumë qytetarë shfrytëzuan motin e mirë për shëtitje buzë detit
Një fillim vit buzë detit të Durrësit.
Moti me diell që ka shoqëruar qytetin bregdetar këtë fillim vit ka bërë që e gjithë vija bregdetare e plazhit të tejmbushet me qytetarë.
Të shumtë janë ata që po e shfrytëzojnë motin e mirë për një shëtitje, e të tjerë frekuentojnë baret dhe restorantet për të drekuar me familjarë e miq.
“Shumë i mbarë dhe kështu qoftë për të gjithë shqiptarët… moti është i shkëlqyer në favorin tonë dhe gjithashtu për biznesin…”
“Dalim vazhdimisht e shijojmë shumë, është një mrekulli…”
“Durrësi shfrytëzohet vazhdimisht… deri tani mirë jemi. Me shëndet mirë…”
Ndërsa të shumtë janë edhe ata që kanë zgjedhur të vizitojnë vendet shenjta në ditët e para të janarit.
Ndonëse është e enjte, Durrësi ka marrë pamjen e ditëve të një fundjave.