Fluks i lartë automjetesh në Milot, policia ndërhyn për të lehtësuar lëvizjen

Shqipëria

Fluks i lartë automjetesh në Milot, policia ndërhyn për të lehtësuar lëvizjen

Më: 2 janar 2025 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Segmenti rrugor Milot-Balldre është përballur me trafik të rënduar dhe bllokime të shpeshta gjatë datës 2 janar.

Ky fluks i lartë automjetesh ka nisur që nga ora e mesditës dhe është shkaktuar nga kthimi i shqiptarëve që kanë kaluar Vitin e Ri në zonat malore me dëborë dhe në Mal të Zi.

Policia rrugore ka ndërhyrë në hyrje dhe dalje të qytetit të Lezhës për të lehtësuar lëvizjen e automjeteve dhe për të parandaluar bllokimet totale.

Detaje tjera nuk u japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat