Vizitorët e parë në Gjirokastër, turistët nisin vitin 2025 në qytetin e gurtë

Shqipëria

Vizitorët e parë në Gjirokastër, turistët nisin vitin 2025 në qytetin e gurtë

Më: 2 janar 2025 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Gjirokastra ka mirëpritur turistët e parë për vitin 2025.

 

Në nisje të këtij vendi vizitorë vendas dhe të huaj kanë qenë të pranishëm përgjatë rrugëve të kalldrëmta, godinave karakteristike dhe komplekseve muzealë.

Duke përfituar edhe nga moti i qëndrueshëm turistët kanë shijuar vizitën në qytetin e gurtë.

“Jam nga Japonia dhe dëshiroja të vizitoja Shqipërinë në këtë nisje të vitit të ri. Mendoj se Gjirokastra është një qytet i bukur dhe do të rikthehem sërish në verë”, thotë një turiste.

“Vij nga Greqia dhe ndodhem këtu në Shqipëri për pushime, Gjirokastra është shumë e bukur në këtë nisje të vitit të ri, më pëlqen shumë aq më tepër që vij për herë të parë”, shprehet një tjetër.

Gjirokastra ka qenë një destinacion i preferuar nga turistët përgjatë gjithë atmosferës së festave të fundvitit.

Në vitin 2024 në këtë qytet u regjistruan mbi 700 mijë turistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat