Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar se shqiptarët renditen të dytët në Ballkan sa i përket agresivitetit të kryerjes së krimeve. Të parët janë serbët.
Në emisionin “360 Gradë”, ai raportoi këto të dhëna bazuar në një studim global. Profesorit tha se në Britani nga 100% të të dënuarve, vetëm 15% janë të huaj dhe nga ta 14% janë shqiptarë.
Sipas Karamuços, ndërsa vendin e parë mes të huajve në burgjet britanike rekordin e mbajnë aziatikët. Profesori mes të tjerash sqaroi se në rang botëror organizatat kriminale më të egra janë ato të Amerikës Latine nga të cilat edhe shqiptarët kanë nisur të marrin modele, se si duhet trajtuar rivali.
“Nga përgjimet në Serbi kanë dalë me video dhe foto krime monstruoze, me prerje kokash dhe gjymtyrësh, të cilat kriminelët ja dërgonin kundërshtarëve të tyre. Ne jemi hakmarrës dhe kemi famë të keqe, por nuk jemi ende në nivelin e Serbisë!”, bëri me dije profesori i kriminologjisë.