Dy vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku, që një ditë më parë qëlluan me armë nga një mjet në lëvizje drejt Antonio Merkajt dhe Apostol Dhëmbit, vijojnë të jenë në arrati.
“Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Berat, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve F. M., 36 vjeç dhe M. M., 35 vjeç, (vëllezër), të dy banues në Durrës. Vijojnë kontrollet intensive në bashkëpunim me DVP Durrës, për kapjen e dy vëllezërve të shpallur në kërkim. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njofton policia.
Merkaj dhe Dhëmbi ndodheshin te “Karaburant Merko” kur nga një automjet, tip Ford i zi, është qëlluar në drejtim të tyre. Sikurse u raportua një ditë më parë, Merkaj dhe Dhëmbi u larguan me nxitim nga karburanti në drejtim të spitalit, ndërkohë që makina i ka ndjekur nga pas, duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre.janë banues në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.
Sipas të dhënave, të siguruara nga burime konfidenciale, mësohet se konflikti mes dy grupeve ka iniciuar në shtetin grek, për prishje pazaresh droge mes tyre.