Garantimi i sigurisë gjatë festave të fundvitit, Mullaj: Plan i detajuar masash, mbi 200 sekuestrime të lëndëve piroteknike

Shqipëria

Garantimi i sigurisë gjatë festave të fundvitit, Mullaj: Plan i detajuar masash, mbi 200 sekuestrime të lëndëve piroteknike

Më: 3 janar 2025 Në ora: 16:01
Garantimi i sigurisë gjatë festave të fundvitit, Mullaj: Plan i detajuar masash, mbi 200 sekuestrime të lëndëve piroteknike

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullaj, në një intervistë për News24, ka bërë një pasqyrë të masave të marra nga autoritetet për të garantuar sigurinë gjatë ditëve festive.

Sipas tij, Policia e Shtetit hartoi një plan të detajuar për të minimizuar incidentet dhe për të kontrolluar përdorimin e lëndëve piroteknike. “Kjo është rezultat i një pune të vazhdueshme. Kemi sekuestruar mbi 200 raste të fishekzjarrëve, kapsollave dhe materialeve të tjera të rrezikshme,” tha ai.

Pavarësisht përpjekjeve, gjatë festimeve janë regjistruar 19 persona të lënduar lehtë në të gjithë vendin. Një ndër rastet përfshinte një qytetar të dëmtuar nga rënia e një plumbi qorr.

Mullaj komentoi gjithashtu ngjarjen e Sarandës, ku katër punonjës policie, jashtë shërbimit, u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta. “Kjo ngjarje nuk duhet të ndikojë në cenimin e besimit të qytetarëve te uniforma blu. Punonjësit e përfshirë u pezulluan menjëherë nga detyra dhe më pas u arrestuan nga AMP,” sqaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat