U dërgua në Athinë, Kisha Ortodokse tregon si paraqitet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos

Shqipëria

U dërgua në Athinë, Kisha Ortodokse tregon si paraqitet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos

Më: 3 janar 2025 Në ora: 17:17
Anastas Janullatos.

Përfaqësuesja e zyrës së shtypit të Kishës Ortodokse ka dhënë detaje lidhur me shëndetin e kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Valbona Duri thotë se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit është e stabilizuar, por mjekët sugjeruan diagnostikime më të avancuara për t’u siguruar mbi shëndetin e tij, ndaj u transportua në Athinë

Transportimi u realizua nga një avion i Forcave Ajrore Greke dhe një ekip i posaçëm i Shërbimit Kombëtar të Ndihmës së Shpejtë në Greqi (EKAV).

Kujojmë se kryepeshkopi ka qenë në spital që nga 30 dhjetori 2024 ku u shtrua për shkak të gripit sezonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat