Bashki “të paafta” për menaxhimin e mbetjeve, 820 mln lekë në vit nga buxheti transfertë të pakushtëzuar

Shqipëria

Bashki “të paafta” për menaxhimin e mbetjeve, 820 mln lekë në vit nga buxheti transfertë të pakushtëzuar

Më: 3 janar 2025 Në ora: 17:45
Ilustrim

Shumica e bashkive të vendit janë të paafta për të menaxhuar mbetjet që prodhojnë me shpenzimet e tyre. Në këto kushte buxheti i shtetit pjesë të transfertës së pakushtëzuar ka edhe shpenzimet për trajtimin e mbetjeve.

Nga 61 bashki 36 prej tyre subvencionohen nga buxheti për këtë aktivitet. Për vitin 2025 në këto njësi vendore janë vënë në dispozicion 820 milionë lekë pjesa më e madhe e të cilave shkon në 10 prej tyre. Më shumë se 30 për qind e kësaj shume shkon për një bashki të vetme atë të Durrësit.

Ndërkohë që shteti financon edhe në Bashkitë e tjera që kanë flukse të larta turistike, sic janë Saranda, Vlora, Himara, Kavaja dhe Gjirokastra.

Sipas tabelave të buxhetit të viti që vjen këto fonde janë një mekanizëm financiar shtesë që mbështet bashkitë për mirëmenaxhimin e mbetjeve urbane dhe detajimi I tyre sipas bashkive është bërë duke marrë parasysh:

a) sasinë e mbetjeve vjetore dhe

b) kostot shtesë për transportin e tyre në pikat e grumbullimit dhe përpunimit.

Krahas parave të dhëna nga buxheti qëndrore njësitë vendore shtojnë fonde nga të ardhurat e tyre për trajtimin e mbetjeve urbane.

Për vitin 2025 transferta e pakushtëzuar e përgjithshme dhe sektoriale përbëjnë një burim të rëndësishëm për financimin e funksioneve të pushtetit vendor.

Gjatë vitit 2025, pushteti vendor do të përfitojë në total 43 miliard lekë në formën e transfertave, nga të cilat 26.2 miliard lekë ose 60% është transfertë e pakushtëzuar e përgjithshme dhe 13.2 miliard lekë ose 30% është në formën e transfertës së pakushtëzuar sektoriale.

Durrësi 250 milionë lekë

Kavaja 60 milionë lekë

Saranda 45 milionë lekë

Kruja 42 milionë lekë

Kamza 39 milionë lekë

Gjirokastra 27 milionë lekë

Himara 26 milionë lekë

Vlora 25 milionë lekë

Lushnja 20 milionë lekë

Fieri 20 milionë lekë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat