Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka reaguar në lidhje me vendimin e Apelit të GjKKO-së, duke i caktuar liderit të opozitës, Sali Berisha detyrim paraqitje dy herë në muaj në zyrat e SPAK.
Në postimin e tij në Facebook, Baçi e quan një vendim absurd dhe pa asnjë justifikim, që sipas tij ka për qëllim të ndalojnë Sali Berishën dhe të trembin demokratët në rrugën e tyre të pakthyeshme drejt fitores në 11 maj 2025.
‘Me vendimin absurd dhe pa asnjë justifikim të sotëm, nuk bët asgjë tjetër, veçse caktuat, që dy herë në muaj, Kryetari i Partise Demokratike, Profesor Doktor Sali Berisha, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, do të dalë në konferencë për shtyp, para gazetarëve te godina e SPAK, i shoqëruar nga mijëra demokrate dhe demokratë, për të shpalosur pjesë të programit të Partisë Demokratike!’, shkruan Baçi.
Nuk heqin dore, nuk terhiqen, vazhdojne te provokojne, me te gjitha, mjetet menyrat dhe format, shpresojne akoma, se mund ta ndalojne Sali Berishen dhe te trembin demokratet, ne rrugen e pakthyshme drejte fitores se tyre ne 11 Maj 2025!
Me vendimin absurd dhe pa asnje justifikim te sotem, nuk bet asgje tjeter, veçse caktuat, qe dy here ne muaj, kryetari i partise demokratike profesor doktor Sali Berisha, kryeministri i ardhshem i Shqiperise, do te dal ne konferenc per shtyp, para gazetareve te godina e SPAK, i shoqeruar nga mijra demokrate dhe demokrat, per te shpalosur pjese te programit te partise demokratike! Ne nuk ndalojme, eshte radha jone!