Rriten rastet me grip

Shqipëria

Rriten rastet me grip

Më: 3 janar 2025 Në ora: 18:23

Rastet e personave të prekur nga gripi dhe viroza të stinës janë rritur ndjeshëm në javët e fundit.

Sipas raportimeve të bëra nga njësitë e kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin, rreth 13 mijë persona janë paraqitur tek mjeku i familjes si pasojë e infektimeve.

Ajo çfarë vihet re është se numri më i madh i atyre që kërkojnë ndihmë mjeksore janë fëmijët deri në 5 vjeç, kjo ka çuar edhe në mbingarkesat e urgjencave pediatrike në ditët e fundit të vitit që sapo kemi lënë pas.

Infeksionet respiratore të sipërme janë ato që predominojnë në popullatë. Edhe pse infektimet janë të përhapura në të gjithë vendin, vërehet se Gjirokastra, Durrësi, Delvina dhe Vlora kanë përhapje më të madhe të sëmundjes.

Epidemiologët e konsiderojnë një aktivitet normal, ndërsa pritet që në javët në vijim, numri i të infektuarve të rritet.

Aktualisht, numri i të infektuarve me grip dhe viroza të stinës është ndjeshëm më i lartë krahasuar me një vit më parë. Vaksinimi sipas mjekëve është forma më e mirë e mbrojtjes nga format e rënda dhe fatalitete.

Aktualisht mbi 205 mijë persona, shumica mbi 65 vjeç kanë aplikuar vaksinën kundër gripit të ofruar falas në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat