Policia greke reaguar pas arrestimit të Jani Alia në Athinë, mëngjesin e 31 dhjetorit i cili rezultonte në arrati prej vitesh.
Sipas policisë greke, Alia u ndalua rastësisht nga skuadra policore “DIAS” në rrugët e Athinës, ku u kontrollua si person i dyshimtë. Gjatë verifikimit, ai mbante një kartë identiteti të rreme greke dhe u shoqërua në stacionin e policisë Moskato për hetime të mëtejshme.
Kontrolli në sistem zbuloi se Alia ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, ku vuante një dënim të përjetshëm për vrasje, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2006. Ai kërkohej gjithashtu në nivel ndërkombëtar për dy vrasje të tjera të ndodhura në Shqipëri në vitet 2015 dhe 2016.
Alia përdorte identitetin e rremë Aleksan Kreshnik, i lindur në vitin 1976. Arrestimi i tij u krye rreth orës 10:25 në zonën “Platonos kai Korai” të Moskato të Athinës në 31 dhjetor duke i dhënë kështu fund arratisë së tij shumëvjeçare.