Dënoi me burg Saimir Tahirin dhe gjobë Ermonela Felajn, cili është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

Shqipëria

Dënoi me burg Saimir Tahirin dhe gjobë Ermonela Felajn, cili është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

Më: 3 janar 2025 Në ora: 19:49
Engert Pëllumbi/ Sali Berisha

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, pas vendimit që mori sot Apeli i Posaçëm i GJKKO-së.

Gjyqtari që vendosi liderin e opozitës në masën detyrim paraqitje, është Engert Pëllumbi, i cili nuk është një emër i njohur për publikun.

Por gjatë karrierës së tij në gjyqësor, ai ka marrë vendime të rëndësishme, ndaj emrave të njohur të politikës.

Kështu, më 5 shkurt të vitit 2022, trupa gjykuese e komanduar nga KLGJ për të shpallur vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri, e kryesuar nga Engert Pëllumbi dhe anëtarë Igerta Hysi dhe Florian Kalaja, dha dënimin me 3 vite e 4 muaj burg dhe për 3 vite të tjera të mos ushtrojë asnjë funksion publik për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Ndërkohë, në vitin 2011, Pëllumbi dënoi me gjobë deputeten e Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, Ermonela Felaj, e cila mbante njëkohësisht edhe postin e nënkryetares së Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat