“Nuk mban mend të dhënat e tij”, policia e Krujës kërkon ndihmë për gjetjen e familjarëve të një 50 vjeçari

Shqipëria

“Nuk mban mend të dhënat e tij”, policia e Krujës kërkon ndihmë për gjetjen e familjarëve të një 50 vjeçari

Më: 4 janar 2025 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Krujë

Në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë-Krujë, ndodhet një shtetas i cili deklaron se quhet Vladimir por nuk mban mend adresën e banimit apo të dhëna të tjera të tij.

Ky shtetas është i moshës rreth 50 vjeç, rreth 1.65 cm dhe mban të veshura xhup blu të errët dhe pantallona të zeza.

Familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi mund të paraqiten në ambientet e Stacionit Policor Fushë-Krujë. Gjithashtu ftojmë qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e tij të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat