Sarandë/ Vodhi me dhunë punonjësin e një lavazhi, kapet 19-vjeçari

Shqipëria

Sarandë/ Vodhi me dhunë punonjësin e një lavazhi, kapet 19-vjeçari

Më: 4 janar 2025 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Sarandë

I vodhi me dhunë 400 euro punonjësit të një lavazhi, kapet dhe ndalohet 19-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, organizuan punën për identifikimin dhe ndalimin e autorit të një rasti të vjedhjes me dhunë në qytetin e Sarandës. Si rezultat, u bë i mundur ndalimi i shtetasit:

I. A., 19 vjeç, banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 31.12.2024, në lagjen nr. 3, Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shumën prej 400 eurosh një punonjësi lavazhi.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat