Reshje dëbore në Dibër, nuk ka probleme në akset rrugore

Shqipëria

Reshje dëbore në Dibër, nuk ka probleme në akset rrugore

Më: 4 janar 2025 Në ora: 11:55
Dibër

Reshje shiu pa pasur përgjatë gjithë natës në qarkun e Dibrës.

Në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje të dobëta dëbore, deri në 500 metra. Në zonat mbi 1 mijë metra ka pasur reshje dëbore.

Trashësia në zonën e Kalasë së Dodës, Lurës, Selishtës, Martaneshit dhe zona e Gollobordës arrin në mbi 20 cm. Sa u përket rrugëve nacionale nuk ka pasur probleme janë të gjitha të kalueshme.

Bypassi i Murrizit nuk ka mbajtur borë dhe kalimi është normal. Akset Peshkopi – Kukës dhe Peshkopi – Librazhd janë të kalueshëm pa probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat