Masa “detyrim paraqitje” për Berishën/ Reagon Jozefina Topalli: Vendim absurd nga drejtësia e politizuar

Shqipëria

Masa “detyrim paraqitje” për Berishën/ Reagon Jozefina Topalli: Vendim absurd nga drejtësia e politizuar

Më: 4 janar 2025 Në ora: 12:25
Jozefina Topalli

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli,  ka reaguar pas masës detyrim paraqitje për  e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Sipas saj, Berisha është arrestuar pa akuza.

Gjithashtu, ajo thekson se ky vendim, i marrë kur hetimet janë mbyllur, nuk është thjesht i pa mbështetur ligjërisht; ai është një absurd juridik që sfidon çdo parim të shtetit ligjor.

Reagimi:

Një vendim absurd nga drejtësia e politizuar
Dje kemi qenë dëshmitarë të një tjetër vendimi politik nga sistemi i drejtësisë: detyrimi për paraqitje ndaj Sali Berishës, liderit të opozitës.

Ky është një akt që sfidon logjikën juridike dhe parimet themelore të drejtësisë.

Ky vendim, i marrë kur hetimet janë mbyllur, nuk është thjesht i pa mbështetur ligjërisht; ai është një absurd juridik që sfidon çdo parim të shtetit ligjor.
Në fakt, absurdi ka shoqëruar çdo fazë të këtij procesi politik.

Berisha është arrestuar pa akuza.

Kryetari i opozitës është mbajtur në arrest shtëpie për 333 ditë, në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Është dënuar nga një gjyqtare e shkarkuar për korrupsion nga vetë Presidenti Berisha.

Procesi ka nisur nga një ministër i qeverisë aktuale.

Bazohet në një VKM kolegjiale të miratuar 20 vite më parë.

Me vetëm 4 muaj nga zgjedhjet, është e pamundur të mos e lidhim këtë proces me fushatën elektorale dhe përdorimin e drejtësisë nga pushteti aktual.

Kjo është një “gjueti shtrigash” e orkestruar për të ndikuar në rezultatin zgjedhor.

Ironikisht, duke ndjekur këtë rrugë të gabuar, kundërshtarët e tij po e shndërrojnë Sali Berishën në një figurë të persekutuar padrejtësisht, e cila në vend që të dobësohet, fiton mbështetje dhe solidaritet.

Historia ka treguar se padrejtësitë vetëm i forcojnë figurat si Berisha dhe i rrënjosin më thellë në ndërgjegjen publike.

“Kur drejtësia bëhet e politizuar, ajo humbet çdo lidhje me ligjin dhe shndërrohet në një mjet të pushtetit, duke cenuar themelet e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë”.
Drejtësia e politizuar nuk është drejtësi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat