“Paralizohet” rruga drejt Dardhës, vizitorët ecin në këmbë

Shqipëria

“Paralizohet” rruga drejt Dardhës, vizitorët ecin në këmbë

Më: 4 janar 2025 Në ora: 14:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Rruga që të çon drejt Dardhës, fshatit turistik në Korçë, është bllokuar për shkak të numrit të lartë të vizitorëve në këtë fundjavë.

Disa kanë lënë automjetet në rrugë dhe kanë vijuar udhëtimin në këmbë. 

Siç shihet edhe nga pamjet, trafiku mbetet i rënduar dhe lëvizja me mjete është pothuajse e pamundur.

Dardha është një nga atraksionet turistike më të preferuar gjatë dimrit në këtë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat