Kryepeshkopi Janullatos në spitalin e Athinës, mjekët: Është në gjendje stabile

Shqipëria

Kryepeshkopi Janullatos në spitalin e Athinës, mjekët: Është në gjendje stabile

Më: 4 janar 2025 Në ora: 14:32
Kryepeshkopi Janullatos

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili u transferua dje nga Tirana në spitalin “Evangelismos” në Athinë ndodhet në gjendje stabile shëndetësore.

Kryepeshkopi 95-vjeçar, i cili kishte shfaqur simptoma të virusit ditët e fundit, u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet.

Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, gjë që solli vendimin për transferimin e tij në Greqi për të marrë kujdes të specializuar mjekësor.

Transporti ajror u krye me një avion C-27 të Forcave Ajrore, ndërsa në krah të Kryepeshkopit ndodheshin një mjek dhe dy anëtarë të ekipit të personelit mjekësor fluturues të EKAV-së.

Sipas mediave greke  kryepeshkopi Anastas Janullatos nuk është i intubuar dhe po komunikon normalisht, ndërsa iu është nënshtruar një sërë analizash laboratorike.

Mjekët po monitorojnë nga afër gjendjen e tij dhe, ndërsa sot pritet përditësimi i parë mjekësor mbi shëndetit të tij.

Mësohet se Kryepeshkopi ka pasur gjakderdhje gastrike, shkak për të cilin u mor edhe vendimi për transferimin e tij.

Prej datës 30 dhjetor 2024, Anastas Janullatos ishte i shtruar në spital privat në Tiranë, pasi ishte prekur nga gripi sezonal. Shtrimi i tij u konsiderua i nevojshëm duke marrë parasysh moshën 95 vjeçare dhe gjendjen e tij shëndetësore,

Anastas Janullatos, i ka shërbyer Kishës Orthodhokse të Shqipërisë që prej vitit 1991. Spitali “Evangelismos”,  (Ungjillëzimi) në Athinë është i njëjti ku u shtrua në vitin 2020 me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat