Publikohet pamjet e sherrit masiv/ Grushte, shkelma dhe të shtëna me armë, mes personave të përfshirë edhe policë

Shqipëria

Publikohet pamjet e sherrit masiv/ Grushte, shkelma dhe të shtëna me armë, mes personave të përfshirë edhe policë

Më: 4 janar 2025 Në ora: 15:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Janë publikuar pamjet e sherrit masiv më 1 janar 2025 në Sarandë, ku u përfshinë edhe 4 efektivë policie.

Në pamje shihet përplasja fizike mes shumë personave, madje në një moment njëri prej tyre nxjerr armën dhe qëllon në ajër.

Burime bëjnë me dije se dyshohet që Izet Abazaj, 19-vjeçari i arrestuar në lidhje me një grabitje në ndodhur në një biznes të zonës, të jetë shkaku i sherrit.

Ai ka marrë një automjet me qira nga vëllezërit Nexhipi dhe nuk ua ka kthyer atë. Për këtë shkak është ndezur edhe konflikti midis vëllezërve dhe efektivit të policisë Alvaro Sulejmani, i cili i ka dalë në mbrojtje 19-vjeçarit Abazaj.

Rezulton se pak para ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Gjashtë, ku u dëmtuan me sende të forta dy vëllezër dhe u hap zjarr me pistoletë, 19-vjecari Izet Abazaj, edhe pse ishte në kërkim policor, po darkonte bashkë me efektivët e policisë dhe miq të tyre në lagjen nr.4 të Sarandës.

Jashtë lokalit ka ndodhur një konflikt verbal, pikërisht për mbajtjen e makinës nga Abazaj, që mendohet se është edhe zanafillë e sherrit që vijoi pas mesnate.

Policia është njoftuar për debatin pranë lokalit dhe është gjendur menjëherë në vendngjarje.

Kur është qetësuar situata, policia ka vënë re prezencën e Izet Abazajt, i cili kërkohej prej 31 dhjetorit, i identifikuar pas një pune operative të policisë si autor i një vjedhje me dhunë. Menjëherë efektivë të Komisariatit të Sarandës kanë ndaluar 19-vjecarin dhe e kanë shoqëruar në Komisariat.

Gjatë kësaj kohe, 4 kolegët e tyre, efektivët me mbiemër Sulejmani bashkë me shokë të tyre, janë zhvendosur drejt fshatit Gjashtë për të “sqaruar” sërish atë çka ishte lënë në mes, ku më pas ka ndodhur ngjarja e rëndë që shkaktoi plagosjen e dy personave me sende të forta, ndërkohë që një efektiv hapi zjarr me pistoletë. Forcat “Shqiponja” të informuara nga Salla Operative janë nisur sërish me urgjencë drejt Gjashtës, ku falë ndërhyrjes së shpejtë është parandaluar një vrasje e mundshme, pasi të shtënat vijonin edhe në prezencë të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat