Kthimi në pas festave/ Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, në 24 orë kanë 6500 shtetas

Shqipëria

Kthimi në pas festave/ Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, në 24 orë kanë 6500 shtetas

Më: 4 janar 2025 Në ora: 16:00
Mërgimtar

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës vijon largimi i emigrantëve që festuan me familjet ndërrimin e viteve.

Përgjatë 24 orëve të fundit kanë dalë nga Shqipëria rreth 6500 shtetas ndërsa kanë hyrë 3600 të tjerë. Aktualisht policia shqiptare ka vënë në dispozicion të fluksit   në dalje 4 sportele  dhe 2 në hyrje ndërsa policia greke ka 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje. Që prej datës 1  Janar qarkullimi përmes Kakavijës ka qenë i lartë dhe koha e pritjes në radhë ka qenë mesatarisht rreth 40 minuta. Orët më të ngarkuara me përpunimin e lëvizjes janë orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Autoritetet kanë kërkuar që të shfrytëzohet edhe segmenti kohor i mesditës për të evituar dyndjen e njëkohshme.

Që prej mesit të muajit dhjetor kanë hyrë në Shqipëri prej Kakavijës gati 100 mijë qytetarë një numër disi më i lartë se vitet e kaluara. Gjatë dhjetorit policitë shqiptare dhe greke kanë organizuar disa takime dypalëshe për të lehtësuar lëvizjen në të dy anët e kufirit. Masat u monitoruan edhe nga ministri i brendshëm javën e kaluar. Si çdo periudhë festash edhe këtë herë  pati ditë kur koha e pritjes në rradhë i kaloi të 2 orët.

Fluksi në dalje është duke kulmuar përgjatë fundjavës për shkak se nga e hëna rifillon puna në shtetin grek. Edhe pikat e tjera kufitare përfshi Qafë-Botën, Tri Urat dhe Sopikun vazhdojnë të kenë një ritëm të lartë në dalje nga Shqipëria. Ata që janë larguar të parët ishin punonjësit në sektorin bujqësor të agrumeve dhe ullinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat