Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ka uruar sot Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson, për rizgjedhjen.
“Urime Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Mike Johnson, për rizgjedhjen.
Jam e bindur se nën lidershipin e Kryetarit Johnson, bashkëpunimi midis Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe Kuvendit të Shqipërisë do të vijojë të zgjerohet dhe intensifikohet”, shkruan znj. Spiropali.
Mike Johnson u rizgjodh kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të premten pas një raundi të gjatë votimi që vuri në dukje ndasitë e vazhdueshme mes Partisë Republikane në Kongres.