Shërbeu për 40 vite në Spitalin e Beratit, ndahet nga jeta mjeku i njohur

Shqipëria

Shërbeu për 40 vite në Spitalin e Beratit, ndahet nga jeta mjeku i njohur

Më: 4 janar 2025 Në ora: 16:15
Piro Leka

Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur mjeku kirurg Piro Leka. Kirurgu i njohur, që shërbeu për 40-vjet në Spitalin e Beratit humbi jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Lajmi u bë i ditur nga Qendra Spitalore Rajonale e Beratit e cila me anë të një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllimet për familjen e mjekut që i dedikoi jetën kurimit dhe shëndetit të pacientëve.

“Me hidhërim të thellë u mësua sot lajmi për ndarjen nga jeta të Dr.Piro Leka,një mjek kirurg, një profesionist i shkëlqyer,i papërtuar dhe një njeri me zemër të madhe.Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, ai u përkushtua për shëndetin dhe mirëqenien e pacientëve,duke lënë pas një trashëgimi të vyer humanizmi dhe profesionalizmi.Burimet spitalore bëjnë me dije se Dr.Piro Leka ndëroi jetë nga një atak kardiak në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme dhe megjithë ndërhyrjen e menjëhershme të mjekëve ai nuk arriti të mbijetojë.

Dr. Pirro do të mbahet mend jo vetëm si një profesionist që dha shumë në fushën e kirurgjise,por edhe si një intelektual, njeri kurajoz e me zemër të madhe, që ka mbështetur e inkurajuar shumë bluza të bardha në karrierën e tyre,si një model frymëzimi për kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin.Dr.Piro Leka kreu studimet e larta në universitetin e Tiranës në degën “mjekësi e përgjithshme”,më pas u specializua kirurg dhe pas specializimit ai u emërua mjek në Spitalin Rajonal Berat.Në këtë spital ai punoi për më shume se 40-vite,ku u dallua për përkushtim dhe i gatshëm në shërbim të pacientëve. Piro ishte u papërtuar në çdo orë të ditës dhe natës dhe ishte u gatshëm për ti ndihmuar të gjithë.

Ndarja e papritur nga jeta e dr.Piros ka tronditur jo vetëm të afërmit e tij dhe kolegët por edhe të gjithë qytetarët e Beratit që e donin e respektonin mjekun zemërmadh. Mjekët dhe kolegët humbën mikun e tyre, qytetarët humbën mjekun  zemërmirë. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen,miqtë dhe të afërmit në këtë humbje të pazëvendësueshme.Qoftë i paharruar kujtimi i tij!”-thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat