Bora deri në 40 centimetra, në zonat e thella bëhet apel për kujdes

Shqipëria

Bora deri në 40 centimetra, në zonat e thella bëhet apel për kujdes

Më: 4 janar 2025 Në ora: 18:48
Ilustrim

Bora deri në 40 centimetra, në zonat e thella bëhet apel për kujdes

Kukësi është zgjuar i zbardhur nga bora, në qytet trashësia nuk i ka kaluar 5 cm, por në zonat e thella trashësia ka arritur deri 40 cm duke sjellë edhe probleme për shumë banorë.

Zonat më të prekura nga bora në Kukës ngelen fshatrat Shkinak, Tërshen, Turaj, Xhafere, Kollovoz, Stanet e Novesojt e Arrën ku lëvizja në këtë zona bëhet vetëm me mjete të larta pasi trashësia e borës i kalon 40 cm.

Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme, vende vende ka prezencë të akullit, si në lartësit e qafave të maleve dhe është e nevojshme që drejtuesit e mjeteve të kenë goma dimërore ose zingjirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat