Morën leje për sjellje të mirë, si u arratisën shqiptarët e rrezikshëm nga burgu

Shqipëria

Morën leje për sjellje të mirë, si u arratisën shqiptarët e rrezikshëm nga burgu

Më: 4 janar 2025 Në ora: 19:30
Lefter Toçi dhe Romeo Qosja

Dy të burgosur shqiptarë, Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, kanë arritur të arratisen mbrëmjen e së enjtes nga Burgjet Rurale të Kassavetia, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga autoritetet greke. Sipas informacionave të protothema.gr, të dy ata janë dënuar për një seri krimesh të rënda, përfshirë vjedhje, tentativë vrasje, zjarrvënie dhe pjesëmarrje në organizata kriminale. Ata kanë marrë dënime shumëvjeçare, përfshirë dënime të përjetshme, dhe konsiderohen jashtëzakonisht të rrezikshëm për sigurinë publike.

Pavarësisht natyrës së krimeve të tyre, Toçi dhe Qosja kanë qenë të burgosur që nga viti 2019 në Burgjet Rurale, një sistem i burgosjes më pak të rreptë, i ndjekur për individët me sjellje të mirë. Ky sistem i sigurisë ka lejuar më shumë liri për të burgosurit, por gjithashtu ka krijuar mundësi për arratisje, siç është rasti i fundit.

Arratisja është konstatuar rreth orës 21:00 të së enjtes, kur autoritetet kanë zbuluar mungesën e dy të burgosurve. Sipas burimeve, ata kanë përfituar nga një leje pesë-ditore që u ishte dhënë në vitin 2024 për shkak të sjelljes së tyre të mirë, duke shfrytëzuar kontrollin më të lehtë të sigurisë për të realizuar arratisjen.

Policia greke ka nisur menjëherë kërkimin, duke intensifikuar kontrollet në kufi dhe duke dyshuar se të burgosurit mund të kenë tentuar të largohen nga territori. Hetimet janë duke u kryer nga forcat speciale dhe ekipet e zbulimit, të cilat janë angazhuar për gjetjen e dy individëve, të cilët mbeten të konsideruar të rrezikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat