Avokati Jordan Daci ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku komentoi rikthimin e masës “Detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Daci tha se ka respekt për gjyqtarin për aq sa e njeh, por shtoi se masa e sigurisë që është dhënë është një gabim i pastër.
Ai tha se masa “detyrim paraqitje” përdorej më parë kur nuk kishte sistem adresash apo sistem komunikimi, ndërkohë që sot gjërat kanë ndryshuar dhe i pandehuri mund të gjendet lehtë.
„Unë për gjyqtarin, të jem i sinqertë, kam respekt, pasi është ndër gjyqtarët më korrekt si njeri, të paktën unë kështu e njoh. Sa i takon masës së sigurisë, është gabim i pastër. Masa ‘detyrim paraqitje’ është përdorur në disa vende, dhe është bërë në periudhën kur nuk kishte adresa dhe ishte problem komunikimi. Në një farë mënyre përdorej për këtë gjë si masë sigurie, ndërkohë që sot me një SMS mund ta arrish më shpejt se ai që është nisur për të ardhur. Kjo është në kontekstin historik të përdorimit të kësaj mase, që është miratuar në vitin 1994 në një Shqipëri që ne e dimë se ka qenë”, tha Daci.