A do ta respektojë Berisha masën e sigurisë? E zbulon gazetari Koka

Shqipëria

A do ta respektojë Berisha masën e sigurisë? E zbulon gazetari Koka

Më: 4 janar 2025 Në ora: 22:06
Sali Berisha

Gazetari Bledian Koka ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku u diskutua rivendosja e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” nga GJKKO, për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjatë analizës së tij, Koka tha se në bazë të deklaratave të Berishës dhe protestës që PD ka planifikuar përpara SPAK të hënën, ditën kur Berisha do të paraqitet në organin e akuzës, nënkuptohet se kryedemokrati do ta respektojë kësaj radhe masën e dhënë nga gjykata.

“Po të shikoni mesazhin e Berishës pas dhënies së masës së sigurisë, por dhe mesazhin e protestës së strukturave të PD-së, nënkuptohet se Berisha do ta zbatojë masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, pavarësisht kundërshtimeve që ka. Ai e tha vetë që do ta respektojë vendimin pavarësisht se jemi në kundërshti me të dhe kemi zgjedhur rrugën tonë ligjore.”- tha Koka.

Berisha më herët nuk e respektoi masën “detyrim paraqitje” të dhënë nga gjykata, duke bërë që GJKKO ta çonte në arrest shtëpie.

Në lidhje me ndryshimin e qëndrimit të Berishës, Koka tha se nuk është Berisha që ka ndryshuar, por drejtësia e cila ka ardhur tek standardet kushtetuese të Berishës.

“Me shumë gjasa Berisha do të shkojë atje. Nuk ka ndryshuar Berisha, por drejtësia ka ardhur te standardet kushtetuese që Berisha ka kërkuar.”- tha Koka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat