Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm

Shqipëria

Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm

Më: 5 janar 2025 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e vranësira deri mesatare, kryesisht nga orët e mesditës.

Sipas meteorologjikëve ushtarak të Shqipërisë, era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Prezencë e mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe prezencë ngricash përgjatë akseve rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat